Në epokën moderne të arsimit, nxënësit dhe mësuesit janë më të lidhur globalisht se kurrë më parë, duke e bërë ndërkombëtarizimin një nxitës kyç në Arsimin dhe Trajnimin Profesional (AFP).
Pas krizës së COVID-19, Komisioni Europian promovoi mobilitetin virtual dhe, në vitin 2021, prezantoi zyrtarisht mobilitetin e kombinuar (blended mobility) në Udhëzimet e reja të Erasmus Plus, duke e përkufizuar atë si:
“Çdo periudhë studimi apo praktike jashtë vendit, pavarësisht kohëzgjatjes, mund të realizohet si mobilitet i kombinuar. Mobiliteti i kombinuar është një kombinim i mobilitetit fizik me një komponent virtual që lehtëson një shkëmbim mësimor bashkëpunues online dhe punë në ekip.”
Brenda këtij kuadri, një nga synimet kryesore të projektit Erasmus+ Developing Capacity for VET Systems in Western Balkans (DC-VET WB) është forcimi i strategjive të ndërkombëtarizimit në shkollat e arsimit profesional në Ballkanin Perëndimor.
Për të arritur këtë objektiv, ky projekt i ndërtimit të kapaciteteve, i cili përfshin shtatë organizata partnere nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovinë, Finlanda, Italia, Kosova, Spanja dhe Mali i Zi, zhvilloi një kurs E-learning mbi ndërkombëtarizimin për stafin e VET, i cili u testua në shkollat e AFP në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, partnerët e projektit DC-VET WB identifikuan shtatë shkolla AFP që do të përfshiheshin në pilotimin e tre projekteve të mobilitetit të kombinuar, të fokusuara në tema relevante dhe të përbashkëta:
- Teknologjia Informacionit dhe Automatizimi
- Energjitë e gjelbra
- Aftësitë transversale
Zbatimi i mobiliteteve eksperimentale u zhvillua nga nëntori 2024 deri në maj 2025, me pesë ditë mobilitet fizik në Shqipëri, me dy nxënës dhe një person shoqërues nga çdo vend, për finalizimin e projektit të tyre të kombinuar, nga 15 deri më 19 shtator 2025.
Këto udhëzime hap-pas-hapi përmbledhin këto tri përvoja, duke ofruar njohuri konkrete dhe rekomandime praktike, me qëllim frymëzimin dhe mbështetjen e shkollave të tjera VET në zhvillimin dhe zbatimin e inicativave të tyre të mobilitetit të kombinuar në të ardhmen.
Përvojat pilot të realizuara në kuadër të projektit DC VET tregojnë qartë se si mobiliteti i kombinuar mund të pasurojë shkollat e AFP-së, duke integruar të nxënit në klasë me mjetet digjiitale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Një nga pikat e forta të formatit të lëvizshmërisë së kombinuar është fleksibiliteti i tij: projektet mund të përshtaten me sektorë të ndryshëm të shkollave VET, me prioritetet dhe oraret e tyre. Nga kjo përvojë u theksua se disa orë të kaluara së bashku fizikisht vlejnë sa disa sesione online, duke nënvizuar rëndësinë e kombinimit efektiv të të dy dimensioneve.
Mësimdhënësit ranë dakord që projektet e mobilitetit të kombinuar kanë një ndikim të thellë në të nxënit dhe zhvillimin e nxënësve. Një mësimdhënës u shpreh: “Ishte frymëzuese të bashkëpunoje me njerëz nga sfonde të ndryshme kulturore dhe arsimore, të shihje se si perspektiva të ndryshme mund të përputhen për të zgjidhur probleme, për të ndarë njohuri dhe për të krijuar ide të reja.” Nga këndështrimi i nxënësve, mobilitetet u përshkruan si përvoja shpërblyese, frymëzuese dhe argëtuese: ato përmirësuan kompetencat, inkurajuan shkëmbimin ndërkulturor dhe krijuan kujtime të paharrueshme. Siç shkroi një student: “Do t’i inkurajoj të tjerët të marrin pjesë në projekte të tilla nëse u jepet një mundësi sepse ishte një përvojë e mirë dhe mësova shumë (…). Pa dyshim do ta bëja përsëri.”
Këto rezultate konfirmojnë se mobiliteti i kombinuar nuk është vetëm një përgjigje ndaj sfidave të viteve të fundit, por edhe një qasje e qëndrueshme dhe inovative ndaj ndërkombëtarizimit. Duke kombinuar aktivitetet digjitale dhe fizike, shkollat mund të rrisin përfshirjen dhe të zgjerojnë mundësitë dhe kompetencat ndërkombëtare për një grup më të gjerë nxënësish dhe mësimdhënësish.
| Praktikë e mirë nga projekti DC VET WB
Nëse dëshironi të përdorni modelin e pilotuar në projektin DC VET WB, mund ta shkarkoni këtu: Modeli_i Ditarit të Mobilitetit të Kombinuar Së fundmi, këtu mund të shihni të gjitha hapat dhe aktivitetet e kryera nga 3 grupet pilot: |